Dy vajzat dyshohet t’i kenë mbytur, reagon nëna nga qelia: Nuk kam lidhje, s’do t’i lëndoja kurrë

Roula Pispirigou vazhdon të këmbëngulë se nuk ka asnjë lidhje me vdekjen e tre fëmijëve të saj. Sipas Star, reagimi i saj i parë pak orë pas shpalljes së konstatimit për vdekjen e Irisit dhe Malenës, sipas të cilit vajzat e vogël kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes, vjen përmes avokatit të saj Othonas Papadopoulos.

Sipas tij, Roula është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me vdekjen e vajzave dhe se mohon çdo lloj dyshimi apo akuze. Kam humbur fëmijët e mi dhe më kanë hequr lirinë në burg”.

Duke qenë se zgjidhja e misterit të vdekjes së Irisit ishte në një copë lecke të përgjakur, Papadopoulos theksoi se nëse Roula Pispirigou do të ishte fajtore, ajo nuk do t’ia dorëzonte këtë element autoriteteve.

“Prova kryesore është kjo copë nga incidenti fatkeq me Irisin e vogël. Është një element që ajo i ka dhënë autoriteteve…Pse duhet t’ua sjellë atë në vëmendje autoriteteve? Nëse ajo do të kishte kryer ndonjë krim, qëllimi i saj do të kishte qenë të shkatërronte provat dhe jo t’ua tregonte policëve.”

Nga ana e saj, Roula Pispirigou këmbëngul se nuk mund t’u bënte dëm kurrë fëmijëve të saj. Në rastin e Malenës, Papadopoulos theksoi se vetë 33-vjeçarja kishte reaguar për mënyrën e kryerjes së raportit mjeko-ligjor dhe madje kishte ngritur aktakuzë për rrethanat e sakta të vdekjes së fëmijës.

“Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse do të kishte pasur një lloj përfshirje”, shtoi avokati.