Dy ushtarë të UÇK-së marrin përsipër rregullimin e memorialit të shkatërruar të ushtarëve amerikanë që vdiqën në Kosovë

David A.Gibbs dhe Kevin L. Roichert që ranë gjatë misionit të tyre në Kosovë, ju ishte shkatërruar memoriali i vendosur në Prizren, në vendin ku ata vdiqën.

Por, me një nismë të gazetarit Milot Hasimja, ky memorial do të rregullohet me ndihmën e dy ish-ushtarëve të UÇK’së me shokë.

Postimi i plotë nga gazetari Hasimja:

Memoriali i shkaterruar i David A. Gibbs dhe Kevin L. Roichert, dy ushtarë amerikan te cilet me 5 maj 1999 dhanë jetën në Prizren për këtë vend do të rregullohet nga ushtaret tanë
Ridvan Tahiri Riki dhe Hamit Alemdar me shokë.
Flm Arbnor Morina qe e ngrite kete pune, nese behemi bashke gjithcka eshte e mundur….bravoooo.