Lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë rreth orës 16:21 në Korçë nuk kanë qenë të vetme.

Lëkundje të tjera janë ndjerë sërish më pas dhe banorët të frikësuar kanë dalë nga shtëpitë e tyre duke mbushur sheshet poshtë pallateve dhe rrugët.

Tërmeti i dytë ka qenë 7 minuta pas të parit dhe me magnitudë 3.4.

Fatmirësisht, sipas Emergjencave Civile, nuk ka patur dëmtime si në njerëz ashtu edhe në materiale.

loading…