Dy të vrarë, pesë të plagosur në qendrën tregtare në Idaho, SHBA

Dy njerëz janë vrarë dhe të paktën pesë janë plagosur, mes të cilëve dhe një oficer policie, në qendrën tregtare të Boise, të shtetit amerikan të Idaho.

Sulmuesi, i cili besohet se ka vepruar vetëm u ndalua nga autoritetet pasi u plagos një shkëmbim zjarri me policinë, njoftuan autoritetet.

Policia tha se rreth dje orës lokale 14.00 nisën të dëgjoheshin thirrjet e alarmit për sulmues  të armatosur brenda qendrës tregtare  në Boise.

Kreu i policisë Ryan Lee tha se “është ende e parakohshme të bëhen supozime” për motivet e sulmuesit dhe se hetimet ende vazhdojnë.

Deri në ora 16:30 qendra tregtare ishte zbrazur dhe policia vazhdonte kërkime në çdo dyqan nëse kishte kërcënime për qytetarët.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shiheshin që qytetarë që vraponin në panik për të dalë nga qendra.

Kryebashkiakja e Boise, Lauren McLean falenderonte pronarët e dyqaneve që i kishin ofruar mbrojtje qytetarëve gjatë momenteve të panikut.

“Dhjetra njerëz e gjetën veten në një situatë që nuk kishin pritur kurrë. Dua të falenderoj punonjësit dhe pronarët e dyqaneve që reaguan shpejt për t’u kujdesur për ata që ishin aty”, tha ajo.