Dy personat që vdiqën në aksidentin tragjik që ndodhi sot në Podujevë, janë mërgimtarë nga fshati Jançishtë e Komunës së Malishevës.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.
Kastrati e ka konfirmuar se njëri nga fëmijët e lënduar në aksident është në gjendje më kritike kurse tjetri ka lëndime të lehta.
“Dy qytetarë të komunës tonës e kanë humbur jetën në një aksident trafiku. Njëri nga fëmijët është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tjetri është i lënduar lehtë. Komuna e Malishevës është në ditë dhimbje e pikëllimi për humbjen e tyre. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe gjithë qytetarëve”, u shpreh Kastrati për Demokracia.com.
Ndryshe, një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Demokracia.com ka raportuar në mëngjes herët për rastin tragjike.







