Dy të moshuar, një kalimtare e re dhe një kamariere janë viktimat e sulmit në Vjenë, ka bërë të ditur kancelari austriak, Sebastian Kurz.

“Viktimat ishin një burrë i moshuar, një grua më e moshuar, një kalimtare e re dhe një kameriere”, citohet të ketë thënë Kurz.

Ai e përshkroi si trim një oficer policie të plagosur që u përpoq të ndalonte sulmuesin.

Deri më tani, autoritetet austriake kanë  konfirmuar për pesë të vdekur, përfshirë një sulmues i cili u qëllua për vdekje nga policia.

Sulmuesi ishte 20 vjeç dhe kishte rrënjë nga Maqedonia e Veriut, sipas ministrit të brendshëm austriak, Karl Nehammer.