Aksident

Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri automjeteve në rrugën Lipjan – Ferizaj

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot mes tri automjeteve në rrugën Lipjan -Ferizaj.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 10:00, në rrugën Lipjan -Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete”.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.