Dy të infektuarat nga Prishtina me koronavirus jetojnë në këtë lagje

Dy raste të konfirmuara me koronavirus në komunën e Prishtinës jane banore të lagjes Tokbashqe. 

Lajmine ka konfirmuar drejtori i Institutit Prof. Dr. Naser Ramadani. “Po mund t’ju konfirmoj se janë banore të lagjes Tokbashqe”.

Dy femra, njëra 29 dhe tjetra 50 vjecare janë diagnostikuar me Covid-19 më datën 21 mars në komunën e Prishtinës, konkretisht nga lagjja Tokbashqe. Ato janë kontakte të rastit të Janjevës.