Arrestime

Dy të arrestuar në Fushë Kosovë – plagosen një person për shkak të një mosmarrëveshje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë.

Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi që pas një mosmarrëveshje me dy të dyshuar të tjerë për momentin të panjohur ka ardhur deri tek incidenti i plagosjes me armë zjarri te njërit prej të dyshuarve të lartcekur.

I dyshuari i plagosur gjendet në QKUK-së për trajtim mjekësor me përcjellje policore, ndërsa tek i dyshuari i dytë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Lidhur me rastin është identifikuar edhe i dyshuari i tretë i cili deri me tani gjendet në arrati.

Është konsultuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave te dyshuar. Rasti është duke u hetuar.