“Dy shqiptarë më pak do thonë armiqtë tanë”, fjalia neveritëse e Kurtit që po kritikohet shumë

Një fjali e çuditshme e kryeministrit Albin Kurti në reagimin për vrasjen që tronditi Kosovën është duke u kritikuar shumë nga gazetarët e shoqëria civile.

“…dy shqiptarë më pak do të jenë duke menduar armiqtë tanë”, shkroi Kurti.

Kjo fjali e çuditshme me tone nacionale ka nxitur një varg reagimesh.

Aktivistja Zana Avdiu, duke komentuar statustin e tij tha se kjo mendësi e kryeministrit i vret gratë.

“Kryeministër qikjo mendesi vret. Qikjo mëndësi i jep të drejta burrit, mbi gruan, mbi jeten dhe sigurinë e saj. Pse një burrë po duhet me mbrojtë gruan? Kjo është kur obligimet e shtetit, ua jep qytetarëve burra! Jo z. Kryeministër, asnjë burrë nuk e mbronë gruan. Ky është veç justifikim, për me i mirëmbajte dhunën, shtypjen e vrasjet. Atë gru u dashtë me mbrojtë shteti, jo burri i saj. Se që qysh e mbrojti!”, shkroi ajo.

Ndërsa analisti dhe gazetari Ilir Mirena, tha se duhet dikush që të kontrolloj postimet e Kurtit duke thënë se ka filluar të shqetësohet nga gjendja e të parit të vendit.

“Per krimin e tmerrshem qe ndodhi sonte mbi gruan shtatzene ne Prishtine, ky eshte dedikimi qe e shkroi Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti. Eshte mire me fillu dikush me ia kontrollu dhe redaktu Kurtit profilin dhe postimet e tij ne facebook. Ka fillu me m’shqetesu gjendja e ti”, shkroi Mirena.

Edhe analisti i njohur, Imer Mushkolaj e ka kritikuar Kurtin për gjuhën e përdorur.

Kritikave i është bashkëngjitur edhe analistja politike, Donika Emini. Ajo parashtroi një pyetje Kurtin: “Pse kryeministër nuk vazhdove edhe pak më përdor këtë rast tragjik për të arsyetuar tabelat e asosacionit”, pyeti Emini.

Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga ish- burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë.