Dy shoferë të papërgjegjshëm shfaqen në rrugën për Gjilan, tejkalojnë në vijë të plotë në mes të kolonës

Dy shoferë me veturat e tyre janë kapur duke tejkaluar një vijë të plotë, në rrugën për në Gjilan sot.

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur numri i aksidenteve, e sidomos i aksidenteve me fatalitet. Vetëm gjatë vikendit kanë ndodhur disa aksidente, ku 5 persona kanë vdekur nga plagët e marra.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme në rrugën për Gjilan, dy shoferë kanë rrezikuar tej mase. Ata kanë hyrë në tejkalim në mes të kolonës në vijë të plotë.

Pamja në këtë rrugë nuk është e mirë dhe shpesh ndodhin edhe aksidente, që në të shumtën e rasteve janë edhe fatale.

Ndërkaq në Ligjin për Rregullat e Komunikacionit Rrugor, Neni 72 tregon se në cilat vende ndalohet tejkalimi.

Në këtë nen thuhet se nëse kalohet me mjet përtej vijës së plotë të pandërprerë gjatësore, duke e shfrytëzuar shiritin e trafikut të paraparë për lëvizjen e mjeteve që vijnë nga kahu i kundërt. Shoferi Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëqind (100) deri në treqind (300) euro, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 1. të këtij neni.

Përveç gjobës, atij i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) deri në gjashtë (6) muaj, si dhe dy (2) pikë negative.