Deputetja Doarsa Kica tashmë nuk është më pjesë e Listës Guxo, pasi ajo ka vendosur t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në krye me Lumir Abdixhikun.
Pas këtij veprimi të Doarsa Kicës ka reaguar Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duke thënë se kushdo që synon tjetërsim apo kontrabandim të vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politiikë, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për LDK-në.
“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, kështu ishte mbishkrimi i deputetit në fotografinë e shoqëruar me buzëqeshjen e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e presidentes, Vjosa Osmani.

Ndërsa jo më larg se në janar të këtij viti Faton Peci ishte ai që kishte ndarë një fotografi ku shihej me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Doarsa Kicën.
Peci kishte njoftuar se kanë dalur për një takim miqësor.
“Takim miqësor me Presidenten e Republikës Vjosa Osmani dhe deputeten Doarsa Kica – Xhelili”, kishte shkruar Peci në një postim në Facebook.








