Dy raste të dhunimit seksual brenda javës, Haxhiu thirrje institucioneve që rastet t’i trajtojnë me seriozitet

Vetëm brenda javës janë raportuar dy raste të dhunimit seksual, e të dyja këto raste janë nga Mitrovica.

Kështu bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një njoftimi.

Haxhiu i bën thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t’i trajtojnë me seriozitet, teksa thotë që masa e paraburgimit nuk do të duhej të zëvendësohej me masa të lehta ose lirim në procedurë të rregullt sepse kjo është inkurajim për dhunuesin dhe i motivon ata për përsëritje të veprës penale.

Postimi i plotë:

Vetem brenda javës u raportuan dy raste të dhunimit seksual. Të dyja rastet nga qyteti i Mitrovicës. Kjo më ka shqetësuar shumë.
I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t’i trajtojnë me seriozitet. Masa e paraburgimit nuk do të duhej të zëvendësohej me masa të lehta ose lirim në procedurë të rregullt sepse kjo është inkurajim për dhunuesin dhe i motivon ata për përsëritje të veprës penale.
Dhunimi seksual është vepër penale dhe rastet e tilla duhet të marrin denimin sipas legjislacionit ne fuqi.