Një rast i tentim-dhunimit është raportuar në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës, një femër në Prishtinë është tentuar të dhunohet nga dy persona të panjohur.

“Prishtinë 11.09.2022-21:40 Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të. E njëjta ka arritur të largohet nga  të dyshuarit të cilët më pas me veturë  janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, në raportin e Policisë së Kosovës.