Serbi: Edhe dy persona vdiqën nga gripi gjatë natës, 11 tjerë janë duke luftuar për jetë

Dy persona kanë vdekur nga komplikimet e shkaktuara nga virusi i gripit në Nish gjatë natës, tha RTS nga Qendrën Klinike Nish transmeton Bakllani.info

32 persona janë të infektuar me grip, 11 prej të cilëve kanë probleme me frymarje dhe janë duke u trajtuar me aparatin e frymëmarrjes po të njejtit janë në rrezik për jetë.

Epidemia e gripit u deklarua të premten në Nish, dhe më shumë se 3.800 raste të simptomave të ngjashme me gripin janë regjistruar në qytet, dy herë më shumë se në javën e kaluar.