Dy persona gjenden të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë: Njëri në pyll, tjetri në shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person është gjetur i vdekur në një pyll në fshatin Sankovc të Drenasit. Ndërkaq, po në këtë ditë pa shenja jete në shtëpinë e tij është gjetur edhe një person në Gjilan.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se viktima në Drenas është gjetur rreth orës 05:18 dhe se me urdhët të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në pyll rreth një km larg shtëpisë së tij. Në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se edhe një person tjetër është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Gjilan, pas mesnatës.

“Është raportuar se viktima mashkull është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, njofton policia.