Dy persona dhunojnë një të mitur në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë

Një e mitur në Mitrovicë dyshohet se është dhunuar nga dy persona. Merret vesh se rasti ka ndodhur në një shtëpi të pabanuar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Rajonit të Mitrovicës, ku ka njoftuar se dy të dyshuarit për këtë rast tashmë janë arrestuar.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, derisa viktima ëhstë dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit viktima e këtij rasti është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor. Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin për të mitur do t`i vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.