Dy persona arrestohen për organizim ilegal të skemave piramidale dhe bixhozit

Dy persona janë arrestuar P.H. dhe G.A., në Viti për veprën penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Policia bën të ditur po ashtu se kanë kontrolluar disa lokacionë në këtë Komunë ku edhe kanë konfiskuar disa gjëra.

“Kurse, si dëshmi relevante në lokacionin ku është arrestuar e dyshuara e parë, janë konfiskuar: pesë shtëpiza kompjuteri, një printer që ka shërbyer për lojëra të fatit ‘Keno, Racing Dogs dhe Bastore’, kurse në lokacionin ku është arrestuar i dyshuari i dytë janë konfiskuar: dy shtëpiza kompjuteri, një printer që ka shërbyer për lojëra të fatit ‘Keno dhe Racing Dogs’”, thonë nga Policia.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar që të dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

loading…