Dy pasagjerë nuk pranojnë të vendosin maskë, rrahje e përgjakshme në aeroplan

Një rrahje e përgjakshme mes pasagjerësh ka ndodhur në një avion që udhëtonte nga Amsterdami në Ibiza të Spanjës. Dy pasagjerë nuk kanë pranuar të vendosnin maskë në fytyrë dhe kjo i ka revoltuar edhe pasagjerët e tjerë.

Nga pamjet e publikuara shihen dy pasagjerë duke u përleshur. Një burrë i bërtet duke i thënë të ndalojnë sepse këtu ka fëmijë.

Pasagjerët që po shkaktonin zhurmë, rrumujë dhe po shqetësonin pasagjerët e tjerë fizikisht dhe verbalisht në avion ishin të dehur me vodka.

Në fund të videos shihet pasagjeri problematik i shtrirë në tokë dhe i prangosur. Pasi mbërritën në Ibiza, të dy u arrestuan nga autoritetet spanjolle.