QKUK

Dy pacientë në gjendje të rëndë në QKUK, dy të tjerë lirohen nga spitali

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dy persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa 12 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive.

Njëri prej tyre gjendet në repartin e mjekimit Intensiv me oksigjenotrerpai dhe përkujdesje intensive.

Tetë raste janë në gjendje stabile, kurse 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar.

2 pacientë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit.