Dy orë pritje në Merdare

Sonte janë rikthyer pritjet dhe kolonat e gjatë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje të Merdares janë 120 minuta, ndërsa kolona e veturave është me gjatësi 1500 metra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.