Ata janë tashmë dy njerëzit e fuqishëm të PDK-së. Njëri është nënkryetar, ministër i Shëndetësisë dhe kandidat për kryetar të Prishtinës, kurse tjetri është shef i Grupit Parlamentar.
Bëhet fjalë për Uran Ismailin dhe Memli Krasniqin.
Së fundi, Krasniqi ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet bashkë me Ismailin duke ngrënë burek, shkruan Ballkani.info.
“Prej ‘94-tes tu hangër burek bashkë”, ka shkruar Krasniqi.

E në anën tjetër, PDK-ja ende nuk e ka konstituar Kryesinë e re pas zgjedhjeve të reja, ku Kadri Veseli u konfirmua kryetar. /Ballkani.info/
loading…







