Dy shqiptarë me prejardhje nga Kosova, Egon dhe Fitore Laha, janë betuar të dielën si pjesëtarë të rinj të Policisë së Austrisë. Me rrënjë nga fshati Batushë i komunës së Gjakovës, ata tashmë kanë filluar rrugëtimin e tyre në shërbim të rendit dhe ligjit në shtetin austriak, raporton albinfo.at.
Lajmin e ka ndarë me krenari familjari i tyre, Shkumbin Laha, duke shkruar: “Urime djali jam Egon dhe motra jeme Fitore Laha, betimi dhe detyra e re në Policinë e Austrisë! Krenohem me ju.”
Pas betimit zyrtar, Egon dhe Fitore do të ndjekin edhe dy vite të tjera shkollim dhe trajnim të specializuar për të përmbyllur formimin e tyre si policë të plotë. Angazhimi i tyre shihet si një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë në diasporë, raporton albinfo.at.






