Hakan Calhanoglu mund të jetë i larguari i parë nga Milani në fund të këtij sezoni.

Mesfushori me tipare sulmuese nuk po e gjen veten e tij këtë sezon, ku në 31 ndeshje ka shënuar vetëm 1 gol në Serie A.

Me ardhjen e Paqueta dhe me stilin e ri të lojës, 25-vjeçari del jashtë loje dhe nuk ka vend për pozicionin e tij të preferuar si sulmuesi i majtë. Për këtë, një sërë klubesh janë vënë pas tij.

Duke qenë se nga Gjermania ka interes të fortë nga Leipzig, në garë janë futur edhe dy klube të Premier League.

West Ham dhe Leicester kanë vënë kontaktet me drejtuesit e Milani dhe kanë kryer disa takime sipas raportimeve të medies së njohur turke “Fanatik”.

Të dy klubet angleze janë gati të paguajnë deri në 30 milionë euro për Calhanoglu, ndërsa “Çekanët” duket se janë më shumë të interesuar për të marrë shërbimet e tij.