Vërshime

Dy jetë të humbura e dëme milionëshe – Pasojat që sollën vërshimet gjatë vitit 2023

Në Kosovë lajmet për vërshimet janë bërë të zakonshme veçanërisht në fillim të vitit dhe gjatë muajve të verës. Qytetet e Kosovës janë vërshuar dy herë gjatë vitit 2023, që nuk rezultuan pa dëme. Përveç dëmeve materiale të cilat llogaritet të jenë milionëshe, këtë vit për shkak të vërshimeve humbën jetën dy persona në Pejë.

Qytetet e Skenderajt, Mitrovicës, Podujevës, Istogut e Klinës patën dëme të konsiderueshme materiale. Vetëm në Skenderaj, demet nga vërshimet u vlerësuan afër 12 milionë euro teksa u dëmtuan 300 shtëpi banimi. Në Mitrovicë dëmi është vlerësuar 9 milionë e 100 mijë euro, ndërsa 10 shtëpi të pabanueshme janë të dëmtuara tërësisht, dhe 200 shtëpi të tjera janë dëmtuar pjesërisht.

Vërshimet në Skenderaj

Dëmi i vërshimeve në Podujevë është vlerësuar të jetë 3 milionë e 189 mijë e 95 euro dhe janë verifikuar 142 familje që janë dëmtuar. Komisionet e vlerësimit në Istog konstatuan se dëmet e vërshimeve arrijë diku nga 3.5 deri në 4 milionë euro. Vlera e dëmeve të shkaktuara nga këto vërshime përfshirë ekonomitë familjare, bizneset, infrastrukturën është vlerësuar nga Komisioni në terren 3.844.406.87 euro.

Vërshimet në Istog

Në qershor përsëri disa qytetet u vërshuan, ndër të cilat më së rëndi e pësoi Peja. Një grua dhe djali i saj 5-vjeçar humben jetën pasi oborri i shtëpisë në lagjen “Asllan Qeshme” u vërshu me vrull. Trupi i gruas u gjet pas disa orësh kërkimi, larg oborrit shtëpisë, nga ku e kishte bartur rrjedha e ujit.

Nga vërshimet në Pejë u dëmtuan edhe shtëpi banimi e biznese familjare, dëmet e të cilave vlerësohen se kanë arritur në mbi 1 milionë euro.

Vërshimet në Pejë

Qeveria e Kosovës në tetor ka ndarë 9  milionë euro për komunat që janë prekur nga vërshimet e shtatorit 2022 dhe të janarit 2023.

Pas vërshimeve ne Peje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar një strategji te re për të iu kundërpërgjigjur ndryshimeve klimatike. Kurti, në mbledhjen e qeverise pas vërshimeve, tha se duhen 1.3 miliardë euro investime në infrastrukture për të u përshtatur me ndryshimet klimatike.

Vërshimet në Mitrovicë

Në Kosovë ekzistojnë dy institucione të cilat bëjnë paralajmërimet dhe ngriti alarmin në rast rreziku për vërshimet, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave

Pavarësisht që institucionet përgjegjëse janë të qarta, vërshimet e papritura në janar dhe në qershor të këtij viti treguan se ato nuk janë në krye të detyrës./Ballkani.info

Vërshimet në Podujevë
Vërshimet në Klinë