Pas aksionit të suksesshëm të zhvilluar javë më parë në Mitrovicën Veriore, dy inspektorët sanitarë nga Regjioni i Mitrovicës, Fatos Haziri dhe Baki Hajrizi, vazhduan me përkushtim misionin e tyre për të garantuar sigurinë dhe ligjshmërinë në Veri të Kosovës.

Më 14 prill, ata ndërmorën një tjetër aksion të guximshëm në Komunën e Zveçanit, me fokus në kontrollin e bizneseve që operojnë atje.

Falë profesionalizmit dhe vendosmërisë së tyre, gjatë inspektimeve u identifikuan biznese që funksiononin pa dokumentacion të rregullt të Republikës së Kosovës, si dhe produkte ushqimore me origjinë nga Serbia pa afat të përdorimit – një rrezik i drejtpërdrejtë për shëndetin publik.

Si rezultat i këtij aksioni, u mbyll një restorant që operonte në kundërshtim me ligjin.

Ky aksion tregon edhe njëherë rëndësinë e punës së palodhshme të inspektorëve Haziri dhe Hajrizi, të cilët me përkushtim të lartë profesional po kontribuojnë në forcimin e rendit dhe sigurisë ushqimore në të gjithë territorin e vendit.