Dy gra rrahën burrat, njëri bëhet për spital

Raporti i fundit i Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit sa i përket dhunës në familje është mjaft shqetësues.

Një grua raportohet të ketë sulmuar fizikisht burrin e saj në Gjilan.

Gjilan, 06.11.2021 -23:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

Gjakovë, 07.11.2021 15:15. Janë arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, për shkak se ishin rrahur mes vete. Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.