Dy futbollistë të Kosovës nuk pranuan që të jepnin intervista pas humbjes nga Maqedonia

Kombëtarja e Kosovës sonte u mposhtë nga Maqedonia e Veriut me rezultat 2-1 dhe kështu u shua ëndrra për një kualifikim të mundshëm në Kampionat Evropian

Futbollistët e Kosovës ishin shumë të zhgënjyer me këtë humbje.

Florent Hadërgjonaj, Fidan Aliti, Herolind Shala dhe Valon Berisha ishin disa nga lojtarët që dolën për të folur pas ndeshjes.

Të gjithë ishin të mërzitur dhe kjo kuptohet pasi humbja ishte vërtetë e dhimbshme.

Por, gazetari i Supersportit, Arlind Sadiku bëri të ditur se Arbër Zeneli dhe Benjamin Kololli nuk pranuan që të dilnin dhe të jepnin një intervistë pas ndeshjes pasi asnjëri nga ta nuk ishte në gjendje të mirë emocionale për të folur pas një humbje të tillë.

Sigurisht, kjo humbje dhemb shumë, por le të shpresojmë që Kombëtarja jonë do të rikthehet përsëri që të luajë ndeshje kaq të rëndësishme si kjo e play-offit të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut.