Kandidati për deputet nga AAK-ja, Dr. Arbër Tolaj ka takuar banorët në Llukën e Epërme dhe të Ulët.

“Rrugëtimin tonë të përbashkët për Kosovën fituese, e vazhduam në Llukën e Epërme dhe të Ulët, të Komunës së Deçanit”, ka shkruar Tolaj.

“Dëgjuam kërkesat, nevojat që kanë banorët e këtyre fshatrave, duke treguar përkushtimin për të realizuar kërkesat e tyre, për të cilat do të jem zë i fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha tutje 34-shi i AAK-së.

Postimi: