Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se me 25 qershor do të jetë në Bruksel, dy ditë para se të marrë pjesë në takimin me delegasionin e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, takim i udhëhequr nga emisari i Trump-it, Richard Grenell.
Hoti thotë se do të takohet me Kryetaren e Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit të Evropës, z. Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim z. Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, z. David McAllister.
Kryeministri, poashtu shkroi se më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë do të nis dialogu për njohje reciproke, se do të fillojë me agjendë të fuqishme të zhvillimit ekonomik.
Më herët u raportua se më 25 qershor në Bruksel do të rinis dialogu Kosovë-Serbi, mirëpo kjo sapo u hodh poshtë nga kryeministri Hoti. /Ballkani.info/
Postimi i plotë:







