Dy burra të dehur “rrotë” i shkojnë në shtëpi një qytetari dhe ia thyejnë derën

Dy persona janë arrestuar pasi në gjendje të dehur kanë shkuar në shtëpinë e një qytetari tjetër dhe ia kanë dëmtuar dyert e shtëpisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq.

KANOSJE

Leposaviq, 24.10.2021 – 17:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në gjendje të dehur kanë shkuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar , ku kanë kanosur dhe më pas kanë dëmtuar dyert e hyrjes së shtëpisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.