Dy burra dënohen me 5 vjet e gjashtë muaj burgim për tentim vrasje

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale F.B. nga Suhareka, për shkak të veprës të vrasjes në tentativë nga neni 178-28 të KPRK-së, si dhe të akuzuarin me iniciale A.D. për shkak të veprës penale të vrasjes në tentativë në ndihmë nga neni 178 -28 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

“I akuzuari me iniciale F.B., nga Suhareka, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vitesh, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. I akuzuari me iniciale A.D nga Suhareka si në diapozitivin i për veprën penale ndihmë e vrasjes në tentativë, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vitesh, për diapozitivin nën II i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti.

Në kuptim të nenit 80 parag.2 nën parag.2.2 të KPRK-së të akuzuarit me iniciale A.D. gjykata i shqipton dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej pre 2 (dy) vite e gjashtë muaj burgim, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Nga të akuzuarit konfiskohet një predhë dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62.

E akuzuara me iniciale L.B. lirohet nga akuza, pasi nuk është provuar se e njëjta ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Sepse me datën 29.10.2018, rrethe orës 22:10 minuta, në Suharekë në rrugën “Skënderbeu” të akuzuarit e lartpërmendur pas një mosmarrëveshje paraprake, i akuzuari me iniciale F.B. si kryerës i veprës penale, ndërsa i akuzuari me iniciale A.D si ndihmës i kryerësit me dashje kanë tentuar ta privojnë nga jeta G.M. vëllanë e F.M. dhe vjehrrin e tij me iniciale T.P. në atë mënyrë që e akuzuara me iniciale L.B. pas një konflikti që kishte rreth pronësisë dhe kthimit të automjetit “Mercedes” me F.M., pasi që e paraqet rastin në polici i thërret në ndihmë shokët, të akuzuarit me iniciale A.D. dhe F.B kështu që me automjetin “Mercedes benz” të cilin e drejtonte i akuzuari A.D. e përcjellin me shpejtësi automjetin “Ford” i cili po lëvizte para tij dhe në një moment i akuzuar A.D. ia jep pistoletën të akuzuarit F.B. i cili shtie në drejtim të automjetit “Ford” në të cilin ishte G.M. duke drejtuar automjetin ku si pasagjer pran tij ishte edhe vjehrri i tij me iniciale T.P me ç’rast nga të shtënat është goditur parafango e prapme e automjetit “Ford” me predhë të mbetur në mekanizmin e fshesës së xhamit.