video

Dy arinj u rrahën me grushte në Kaliforni – dueli epik kapet në kamera

Një përleshje mes dy arinjve u kap në kamera në garazhin e një shtëpie në Lake Tahoe, Kaliforni.

Grindja e tyre zgjoi pronaren e shtëpisë Lisa Quick, e cila tha se dëgjoi një ‘ulërimë të çuditshme’ dhe menjëherë e kuptoi se kishte arinj jashtë, transmeton Telegrafi.

Në videon e mëposhtme shihen të dy arinjtë që vrapojnë drejt njëri-tjetrit, e më pas fillojnë rrahën me grushte, e duke bërë një zhurmë pasi përplasen te gjësendet e garazhit.

Pas përfundimit të duelit, njëri prej arinjve largohet nga aty, dhe pas një çasti të njëjtën gjë bëri edhe ariu i dytë duke ikur në të njëjtën rrugë. /Telegrafi/