Dy aksidente të frikshme në Shkodër, fytyra e të moshuarit zhytet në xhamin e makinës

Dy aksidenti të frikshme kanë ndodhur paraditen e sotme në Shkodër njëri pas tjetrit. I pari ndodhi në hyrje të qytetit në lagjen e quajtur “Bahçallëk” ku një i moshuar është aksidentuar për vdekje nga një makinë.

Nga foto e dala në media duket se aksidenti ka qenë i frikshëm. Pjesa e përparme me makinës është zhytur tërësisht nga impakti mes makinës e biçikletës me të cilën udhëtonte 60 vjeçari Petrit Barbullushi. Sipas fotove kuptohet se impakti ka qenë frontal, i moshuari ka goditur me fytyrë xhamin e përparmë të makinës duke e thyer tërësisht.

60 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e impaktit të fortë.

(Fotot jane postuar nga Joq)

”Më datë 29.11.2018, rreth orës 13:15, në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, tek stacioni i autobuzit, drejtuesi i mjetit Ç. H, duke drejtuar mjetin tip Golf, me targa AA161VC, ka aksidentuar me pasojë vdekje biçiklistin, P.B, rreth 60 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk” Shkodër.Policia ka shoqëruar në ambjentet e D. V. P Shkodër drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur pak momente më vonë po në Shkodër, ku një 97 vjeçar teksa drejtonte një motoçikletë është përplasur në asfalt. Fatmirësisht për të moshuarin nuk ka rrezik për jetën përveçse disa plagëve të shkaktuara nga rrëzimi i fortë në tokë.