Dy 14-vjeçare nga Kamenica shpikin një gjuhë sekrete

Gjuha e komunikimit që përdorin Erza dhe Artana Kovani është shumë interesante.

Ato janë shoqe dhe njihen prej vitesh.

Të dyja, përveç që kuptohen si mike të vjetra, kanë një gjuhë sekrete që vetëm ato mund ta kuptojnë.

Gjuha e vajzave nga fshati Koretin i Kamenicës përbëhet vetëm nga bashkëtingëlloret.

Dhe pas çdo dy shkronjave përdoren shkronjat F dhe G dhe më pas vazhdohet me shkronjat e tjera.

Sidoqoftë, vajzat, që tani janë 14 vjeçe, dinë edhe gjuhën angleze dhe atë turke.

loading…