Mëngjesit e sotëm mësohet se Policia e Durrësit ka gjetur një objekt të dyshimtë pranë makinës së drejtorit të Hekurudhës, Ani Dyrmishi.
Mendohet se bëhet fjalë për një sasi eksplozivi i gjetur në lagjen Nr.4 të qytetit bregdetar. Vendi është rrethuar nga forca të shumta policia.
Gjithashtu bëhet e ditur se pranë makinës së parkuar të drejtorit të Hekurudhës së Durrësit kanë gjetur një shishe të mbushur me eksploziv të lidhur me një celular.







