Ministri në detyrë i Transportit dhe kandidati për deputet nga VV-ja me numër 24, Hysen Durmishi ka uruar për punë të mbarë në mandatin e ri Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke e cilësuar bashkëpunimin institucional si të rëndësishëm për zhvillimin e komunës.
Gjatë këtij takimi, Durmishi ka njoftuar Bulliqin edhe për vendimin e marrë sot për shpronësim, vendim i cili, sipas tij, hap rrugë që 15 për qind e punëve të mbetura në projektin e rrugës Prishtinë–Podujevë të përfundojnë shumë shpejt.
Ai theksoi se si Ministër dhe si Qeveri, Komuna e Podujevës ka pasur një mbështetje të fuqishme deri më tani, duke shtuar se kjo mbështetje do të vazhdojë të jetë edhe më e madhe në të ardhmen.






