MMPHI

Durmishi: Të gjitha rrugët të kalueshme, kompanitë vazhdimisht po e pastrojnë borën dhe po hedhin kripë

Reshjet e borës që kanë filluar nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, kanë vështirësuar qarkullimin në disa pjesë të vendit. Mirëpo, sipas institucioneve të gjitha rrugët janë të kalueshme. Reshjet pritet të vazhdojnë deri nesër në mëngjes. Nga MMPHI-ja thonë se janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në çdo situatë

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisiti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se kompanitë e kontraktuara nga ministria janë vazhdimisht në terren duke pastruar borën dhe duke hedhur kripë.

Sipas Durmishit, janë 19 kontrata për mirëmbajtje të rrugëve dhe se janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në çdo situatë.

“Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Të gjithë operatorët ekonomik të kontraktuar nga ministria janë vazhdimisht në teren duke pastruar borën dhe duke hudhur kripë. Ne kemi 19 kontrata për mirëmbajtje të rrugëve të cilët janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në çdo situatë. Pra jemi të përgatitur që të intervenojmë sa herë ka reshje të bores”, ka deklaruar Durmishi.

Ai u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike.

“Edhe me këtë rast ju bëjë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i përshtaten kushteve atmosferike gjatë vozitjes dhe të vozitin me kujdes të shtuar. Ne jemi në teren që tua bëjmë sa më të lehtë lëvizjen nëpër rrugët e Kosovës”, ka thënë Durmishi.

Edhe rrugët që shpien drejt pikave kufitare janë të kalueshme, përveç asaj Prishtinë-Mutivodë, e cila është e pakalueshme për kamionë.

Sipas përditësimit të fundit që ka bërë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kjo rrugë është e kalueshme për automjete me pajisjet dimërore.

VIDEO BONUS: Avokati serb, Çedomir Stojkoviq viziton Prekazin, tmerrohet nga krimet e Serbisë