Video

Durmishi: Në gjithë territorin kompanitë e mirëmbajtjes po largojnë borën, në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se në gjithë territorin e Kosovës janë duke punuar kompanitë e mirëmbajtjes.

 Durmishi tha se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

“Ne vazhdimisht jemi në teren. Në gjithë territorin e Kosovës kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht duke punuar. Megjithë punën e pandërprerë, reshjet e borës janë të vazhdueshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar dhe përshtatje me kushtet në rrugë. Në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme”, ka thënë ai.