Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pazare politike dhe tregti me deputetë brenda Kuvendit të Kosovës.
Kështu është shprehur ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, gjersa ka shtuar se Qeveria Kurti nuk e ka prioritet parësor pandeminë COVID-19.
“Standardet e dyfishta dhe konfuzioni qe ju ka kapluar ende pa i arritur 100 dite qeverisje druaj se do t’ju demaskoje shume para kohes”, shkroi ajo.







