Seancë

Duma ruse miraton një projekt që ka të bëjë me bombardimet e NATO-s në Serbi – pretendojnë se Ukraina ka kryer gjenocid mbi popullin rus

Në seancën plenare, Duma Shtetërore Ruse miratoi një projekt-fjalim në lidhje me 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Republikën Federale të Jugosllavisë.

“Të dy dhomat e Asamblesë Federale të Rusisë i bëjnë thirrje OKB-së, organizatave ndërkombëtare parlamentare dhe parlamenteve të vendeve të huaja me një ftesë për të dënuar operacionin ushtarak të vendeve të NATO-s kundër Jugosllavisë, për të kundërshtuar përpjekjet për të ndryshuar të vërtetën historike për ngjarjet tragjike të vitit 1999 në interes të perëndimit kolektiv dhe të ndërmerren masa për të thirrur anëtarët e Aleancës në përgjegjësi juridike ndërkombëtare për agresionin kundër Jugosllavisë”, thuhet në tekstin e fjalimit, transmeton Srna.

Në tekst thuhet se “fakti që sulmi i vendeve të Aleancës ndaj Jugosllavisë mbeti i pandëshkuar krijoi parakushtet për veprime të reja ushtarake në mbarë botën nën maskën e deklaratave për luftën për vlerat e lirisë dhe demokracisë”.

Për më tepër, teksti thekson se “bindja e Perëndimit kolektiv në pagabueshmërinë e tij dhe se ai ka të drejtën të vendosë për fatet e popujve dhe shteteve të tjera çoi në siç e quajnë ata krijimin e një regjimi neonazist në Ukrainë.

Sipas dumës ruse, është Ukraina ajo që kanë kryer gjenocid ndaj popullsisë ruse, dhe se kjo sipas tyre shkaktoi një konflikt të armatosur në territorin e Ukrainës”.

BONUS VIDEO| Mungojnë përfaqësuesit, shtyhet raporti vjetor financiar i KPK-së