Dukuri shqetësuese, vazhdojnë të shfaqen teste false të anti-Covid në Kosovë

Një person është arrestuar në Istog pasi i njëjti ka prezantuar testin anti Covid-19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

Policia tregon se i dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka falsifikuar testin.

Me vendim të prokurorit I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.