Duket si në të 20-tat, por nuk do ta besoni sa vjeç mbush sot Nora Istrefi

Nora Istrefi feston sot ditëlindjen!

Këngëtarja shqiptare mbush plot 35 vjeç këtë të mërkurë dhe në këtë ditë të veçantë ka marrë urime nga njerëzit e saj më të dashur.

Mes këtyre urimeve nuk mund të rrimë pa përmendur atë më specialin nga ish-bashkëshorti i saj Robert Berisha i cili ndodhet aktualisht i izoluar pas mbërritjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Roberti zgjodhi të publikojë një video të tijën me vajzën Renne me të cilën shfaqet duke i rënë pianos dhe duke kënduar këngën e ditëlindjes.