Një fotografi fundviti e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci u publikua pak më herët nga vet ministri.

Peci duke u munduar te tregojë se Lista Guxo ka mbi 20 anëtarë, ka treguar se në ndejën e fundvitit, të njëjtit kanë shkelur masat antiCOVID të vendosura nga Qeveria.

Nga fotografitë shihet se asnjëri prej tyre ka respektuar distancën.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vazhdimisht po bën thirrje për respektim të masave dhe shmangie të grumbullimeve pasi vendi rrezikohet nga një valë e re e virusit.

May be an image of 7 people, people standing and indoor