Kreu i LVV-së me bashkë partiakë kohë më parë raportohet se kanë qëndruar në shtëpinë e Martin Berishajt- ambasador i Kosovës në Kroaci i dyshuar për skandalin e madh financiar të 600 mijë eurove.

Në fotografinë e publikuar nga kryetar i të rinjve të LDK-së, Paris Guri shihen figurat më të larta të Vetëvendosjes në një shtëpi e cila sipas Gurit i përket ambasadorit Berishaj.

“Drejtuesit e LVV-së në shtëpinë e Martin Berishajt. Duke kalkulu, ka sa ju bijnë. Krejt fytyrat e lumtura, ka për krejt!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Drejtuesit e LVV-së në shtëpinë e Martin Berishajt.

Duke kalkulu, ka sa ju bijnë.

Krejt fytyrat e lumtura, ka për krejt!