Duke e puthur si i çmendur! Angela Martini poston momente intime me bashkëshortin FOTO

Modelja e njohur, Angela Martini, është një ndër emrat më të ndjekur në rrjete sociale. Ajo tërheq vazhdimisht vëmendjen me pozat e nxehta e videot seksi në rrjete sociale.

Bukuroshja shkodrane është duke shijuar dimrin dhe fundvitin në maksimum së bashku me bashkëshortin e saj, teksa është shumë aktive edhe në Instagram.

Së fundmi, Angela ka gjetur pak kohë për të realizuar sfidën virale të Instagramit, “Show me a picture of” dhe nuk është surprizë se pjesa më e madhe e fotove lidhen me bashkëshortin e saj.

Ndër të tjera, një fanse i ka kërkuar të postojë një foto ose video duke u puthur me bashkëshortin e saj dhe modelja ka publikuar këtë

Po ashtu, ka ndarë një tjetër video romantike me partnerin ku shihen në një darkë.

Rreth 5 muaj më parë mediat u pushtuan nga lajmet se modelja është në pritje të ëmbël, nisur vetëm nga një foto. Por, në fund rezultuan vetëm thashetheme.

Martini dhe Scavulescu u kurorëzuan me martesë në dhjetor të vitit 2017, në një ceremoni tepër private ku i thanë “Po” njëri-tjetrit të veshur të dy me të zeza.