Dukagjin Lipa: “Festivali Sunny Hill”, më i madhi në rajon

Babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjini, ka folur rreth festivalit “Sunny Hill” i cili ka nisur sot dhe do të vazhdojë deri më 7 gusht.

Lipa e ka konsideruar “Sunny Hillin” si Festivalin më të madh që bëhet në rajon.

Ai përmendi pandeminë COVID-19 e cila e ndaloi festivalin për dy vjet, por u shpreh i lumtur që u rikthye dhe sjell artistë më të mëdhenj të muzikë moderne.

“Në krejt botën e patëm një ndalesë të madhe, ku çdo gjë u ndërpre në mendjen tonë, por fatmirësisht ja ku jemi. Prapë pas dy vjetëve, organizojmë Festivalin më të madh në rajon. Organizojmë në një vend që ka pasur trazira ndër gjenerata”, ka thënë Dukagjin Lipa në konferencë për shtyp të enjten. “Do ta kemi një marrëveshja e cila po shpresoj do të rezultojë pozitivisht. Kemi pas premtime prej kryetarit të kaluar të Prishtinës, ato premtime kanë mbetur të pakompletuara dhe shpresoj që tash të mbahen nga kryetari aktual”, ka thënë Lipa

Lipa i bëri thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, t’i mbajë premtimet për dhënien në shfrytëzim të tokës në Bërnicë.