armando duka

Duka: Nuk mendoj se Sylvinho do të shkojë në Portugali, jemi në përpilim e sipër të kontrates

Presidenti i Kombëtares shqiptare Armando Duka, mendon se trajneri Sylvinho do të vazhdojë të mbetet në pozitën të cilën është, dhe se nuk do të shkojë në Portugali.

“Nuk mendoj se Sylvinho do të shkojë në Portugali. Ne ende nuk i kemi ofruar një kontratë të re, por mund t’iu them se jemi në përpilim e sipër të kontrates”, u shpreh ai për RTSH, transmeton Klankosova.tv.

Duka bëri bilancin e Shqipërisë në “Euro 2024”, ai kishte edhe një vërejtje për Silvinjon.

“Mendoj se kemi bërë dy ndeshje e gjysmë të mira. Nëse do të kishim një grup më të lehtë mund të kishin rezultat më të mirë. Prap nuk më vjen keq me atë që kemi bërë. Ne nuk duhet të harrojmë nga e kemi nisur dhe duhet të jemi krenarë që kjo skuadër ishte pjesë e Europianit. Me Spanjën dhe me Kroacinë ishim shumë mirë ndërsa me Italinë kemi luajtur vetëm 45’ si duhet. Mendoj se në këtë ndeshje po të kishim luajtur të 90’ mund të kishim marrë një pikë”, pohoi Duka.

Në fund të fjalës së tij ai tha se ishte krenar për Shqipërinë në Euro 2024 për një arsye.

“Kemi qenë në lojë deri në minutën e fundit dhe kjo është diçka pozitive. Nuk duhet që të harrojmë nga e kemi nisur. Shqipëria është një realitet i ri dhe duhet bërë durim. Në të tilla kompeticione duhet shumë eksperienca”.