SHBA

“Duhet të marrësh masa menjëherë”: Senatori amerikan i drejtohet ashpër Vuçiqit pas lirimit të Radojiçiqit

“Jam thellëisht i shqetësuar” ka shkruar senatori demokrat amerikan, Chris Murphy, në një reagim me shkrim pas lirimit të liderit të formacionit paramilitar, Milan Radojçiq, që kreu akt terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Lirimin e Radojçiqit senatori amerikan e quajti veçse tensionim edhe më të më të madh të situatës si dhe “minim i mëtejmë” të perspektivës së zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Murpy iu drejtua Presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të ndërmerrë “masa të menjëhershme” pas lirimit të Radojçiqit, që ky i fundit, të jep llogari për “veprimet e shëmtuara” në Banjskë e që për synim kishte “nxitjen e një konflikti më të gjerë”.

“Autorët që së fundi vranë një rreshter të policisë së Kosovës në veri të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi. Pasojat e atij sulmi mund të kishin qenë katastrofike – armatimi i avancuar dhe niveli i sofistikimit të përdorur tregojnë se kjo ishte një përpjekje e mirëkoordinuar dhe e qëllimshme për të provokuar një konflikt më të gjerë të dhunshëm”.

“Jam thellësisht i shqetësuar se lirimi i Milan Radoiçiqit nga Serbia, i cili mori përgjegjësinë për sulmin, do të rrisë më tej tensionet midis Serbisë dhe Kosovës dhe do të minojë perspektivën për zbatimin e plotë të angazhimeve të marra në Dialogun e lehtësuar nga BE. Presidenti Vuçiq duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të siguruar që ka përgjegjësi për këtë akt të urryer”, ka shkruar senatori Murphy.