Zgjedhjet parlamentare

“Duhet të gjejmë një drejtues të ri të SPS-it”, Daçiq është humbësi më i madh i zgjedhjeve në Serbi

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, ka komentuar zgjedhjet dhe ka deklaruar se partia nuk është e kënaqur me rezultatet.

Ai ka theksuar se arsyet për një gjë të tillë do të përcaktohen nga analiza dhe ka theksuar se partia është e gatshme për zgjidhje të reja të kuadrov, transmeton Ballkani.info.

“Mendimi im personal është se duhet gjetur një lider i ri i SPS-së… Nëse nuk do të ishin shokët e mi nga partia, sot do të kisha marrë disa vendime politike”, tha Daçiq.

SPS ka marrë vetë 6.9 për qind të votave apo 19 mandate të deputetëve, që është rezultati më i dobët i kësaj partie në 10 vjetët e fundit. /Ballkani.info/